Skip to product information
1 of 2

Caudalie – Vinosource-Hydra S.O.S Hyaluronique Serum

Caudalie – Vinosource-Hydra S.O.S Hyaluronique Serum

Regular price Lek 4,000.00 ALL
Regular price Lek 4,560.00 ALL Ulje Lek 4,000.00 ALL
Ulje Sold out
Taxes included.

Përshkrimi i Produktit

Caudalie Vinosource-Hydra S.O.S Hyaluronique Serum

Serumi Vinosource S.O.S  shpërndan vazhdimisht ujë për të rivendosur ekuilibrin e hidratimit të lëkurës në mënyrë që ajo të ndihet e freskët dhe e butë.

Me kombinimin e hidratuesëve aktivë të fuqishëm, ky serum stimulon mekanizmat e brendshëm të hidratimit për të rikthyer nivelet optimale të tij. Lëkura e dehidratuar menjëherë ndihet e butë dhe e freskuar.

Duke rritur efektet e rutinës suaj të hidratimit, kjo formulë e përqëndruar, e pasur me Ujë Organik të Rrushit, siguron veti qetësuese dhe hidratuese për lëkurën.

Teksturë ultra e lehtë që thithet shpejt në lëkurë për rezultate të menjëhershme.

I mbushur me shënime agrumesh të lules së mandarinës, gjetheve të pemës së limonit, ujit të kastravecit dhe xhinxherit të freskët.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Vendoseni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastruar. Lëreni të veprojë për disa çaste para se të vendosni kremin tuaj.

View full details